back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaFormalizimi i pagave/ Administrata Tatimore nis kontrollet në ndërtim dhe turizëm

Formalizimi i pagave/ Administrata Tatimore nis kontrollet në ndërtim dhe turizëm

Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, mbajtën një konferencë për shtyp ku prezantuan zbatimin e Planit Sektorial të Ndërtimit dhe rezultatet e deritanishme.

Malaj theksoi se iniciativa synon ndërgjegjësimin e subjekteve në sektorët kyç të ekonomisë, si turizmi dhe ndërtimi, për të reduktuar informalitetin në paga.

“Në agjencitë imobiliare janë evidentuar shkelje të rënda: mungesë transparence të çmimeve, mosdeklarim i pagave dhe moslëshim i faturave tatimore. Objektivat tona fokusohen në formalizimin e tregut të punës dhe deklarimin e xhirove në sektorin e ndërtimit”, tha Malaj.

Ai shtoi se administrata tatimore ka nisur nismën në nëntor 2025, duke dërguar mbi 13 mijë SMS ndërgjegjësuese për subjektet e ndërtimit. Sipas ministrit, ka rritje të numrit të punonjësve që marrin paga midis 700-1,000 euro dhe mbi 120 mijë lekë, por disa subjekte që nuk kanë reaguar do të jenë objekt kontrolli.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat