Ashtu siç ishte paralajmëruar para Kuvendit, ka nisur protesta e thirrur nga opozita për të kundërshtuar buxhetin 2025, për të cilin prej dy ditësh tashmë po diskutohet në Kuvend.
Dhjetra qytetarë, mes tyre pensionistë kanë folur për jetesësn që nuk e përballojnë dot me pensionin që marrin aktualisht.
“Ne jemi 800 mijë pensionistë, jemi faktorë nuk jemi viktima. Sikur të gjithë ne të bashkohemi bashkë dhe asnjë tjetër mos bashkohet, ne i marrim zvarrë dhe i nxjerrim jashtë nga Kryeministria.
Vetëm Mali i i Zi e ka mesataren e pensionit 450 euro, ne 183 euro. Ne jemi të fundit. Të mblidhemi të gjithë pensionistët, të nxjerrim nga zyrat ato palaçot, ne jemi më të fortë, nga hajdutë pulash u futën në parlament”, tha një pensionist nga Kurbini.