back to top
3.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetFoto-Festë me balerina/ Blendi Gonxhe festë luksi me para publike

Foto-Festë me balerina/ Blendi Gonxhe festë luksi me para publike

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga një festë fundviti me stafin e ministrisë, ku vihet re një atmosferë e theksuar euforie, e shoqëruar me performanca artistike dhe balerina.

Pamjet kanë ngjallur reagime dhe pikëpyetje, pasi publikohen në një moment delikat për qeverinë. Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij ndodhen nën presionin e drejtpërdrejtë të SPAK-ut, në një nga situatat më të vështira politike dhe ligjore të viteve të fundit.

Paralelisht, shërbimet digjitale shtetërore janë thuajse të paralizuara, me shumë platforma online jashtë funksioni, duke krijuar vështirësi serioze për qytetarët dhe bizneset. Në të njëjtën kohë, opozita ka dalë në rrugë, duke e cilësuar situatën aktuale si një krizë të thellë të funksionimit të shtetit.

Në këtë sfond, pamjet festive nga Ministria e Kulturës krijojnë një kontrast të fortë me realitetin politik dhe institucional të vendit. Kritikat lidhen jo vetëm me kohën e zgjedhur për një aktivitet të tillë, por edhe me mënyrën e paraqitjes së stafit dhe karakterin e eventit, që për shumëkënd tejkalon një festë të thjeshtë fundviti.

Një tjetër pikëpyetje e ngritur publikisht ka të bëjë me burimin e fondeve për organizimin e këtij aktiviteti: nga cili zë buxhetor është financuar dhe sa kanë kushtuar performancat artistike dhe organizimi i eventit.

Deri më tani, Ministria e Kulturës nuk ka dhënë një sqarim zyrtar mbi kostot dhe financimin e festës, ndërsa pamjet vazhdojnë të qarkullojnë dhe të komentohen gjerësisht në rrjetet sociale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat