back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetFoto-Një ditë feste në qytetin e Pavarësisë/ Forcat e Armatosura dhurojnë spektakël

Foto-Një ditë feste në qytetin e Pavarësisë/ Forcat e Armatosura dhurojnë spektakël

Forcat e Armatosura përshëndetën 112-vjetorin e Pavarësisë në qytetin e flamurit , aty ku helikopterët e Forcës Ajrore, anijet e Forcës Detare dhe trupat e Regjimentit të Operacioneve Speciale ofruan spektakël duke valëvitur flamurin kombëtar në qiellin e Vlorës.

Mijëra qytetarë të mbledhur në Sheshin e Flamurit, por edhe ata nga Lungomare, deri në Orikum, dëshmuan aftësitë dhe kapacitetet e trupave elitarë të Forcave tona të Armatosura , të cilët demonstruan në Gjirin e Vlorës edhe një operacion për marrjen nën kontroll të një anijeje të dyshuar, duke ndërhyrë nga deti me grupet e bordingut dhe ajri me trupat specialë dhe helikopterët Cougar e Black Hawk.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat