back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaFoto-Veliaj arrin në GJKKO/ Kryebashkiaku kërkon lirinë

Foto-Veliaj arrin në GJKKO/ Kryebashkiaku kërkon lirinë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur në Apelin e GJKKO, ku pritet të merret edhe vendimi në lidhje me ankimimin e tij për masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Veliaj ndodhet prej më shumë se një muaji në qeli, në paraburgimin e Durrësit.

Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Ditën e djeshme dy prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani kanë paraqitur prova të reja.

Avokati i Erion Veliajt, Ermir Beta ka bërë parashtrimet dhe ka këmbëngulur se masa e sigurisë duhet të shfuqizohet dhe se atij duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. Avokati ka deklaruar se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat