back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetFoto+Video/ Reshje shu dhe bore, situata nga veriu në jug

Foto+Video/ Reshje shu dhe bore, situata nga veriu në jug

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut duke sjellë rënie gurësh e materialesh në rrugë, si në Skurraj-Burrel, që janë pastruar menjëherë nga grupet e punës, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit kanë vazhduar reshjet e dëborës.

Në Rajonin Verior në akset Bajram Curri-Valbonë, Ura e Zapodit-Shishtavec, Peshkopi-Kuben-Vasije, në Bulqizë-Peshkopi, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh, Bogë-Theth, gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndalur qarkullimi kryhet pa probleme.

Në Rajonin Jugor në akset Korçë-Ersekë (kryesisht në Qafën e Qarrit), Bobshticë-Dardhë, Qafë Thanë kanë vazhduar reshjet e dëborës me intesitet mesatar, rrugët janë te pastruara dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat