Didier Deschamps do të ndajë rrugët me Francën, pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Drejtuesit e përfaqësueses po punojnë për të gjetur një trajner, të aftë për të dërguar kombëtaren drejt sukseseve të mëdha.
Tekniku Deschamps, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka folur për gjasat e Francës që të bindë Zidane që të ulet në pankinën e “Gjelave.
“Zidane është një kandidat shumë i vlefshëm, i natyrshëm dhe i paparashikueshëm. Nuk e di nëse ai dëshiron të marrë drejtimin e kombëtares. Nuk jam i lodhur apo i rraskapitur, por dua kohën time. Të gjitha gjërat marrin fund në një moment.
Kombëtarja franceze është një gjë e bukur për mua. Kam kaluar aty 25 vite të jetës sime profesionale, si trajner dhe lojtar”, deklaroi Deschamps./BW