back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaFranceinfo e quan Shqipërinë “El Doradon e ri” të Europës/ Turizmi rritet...

Franceinfo e quan Shqipërinë “El Doradon e ri” të Europës/ Turizmi rritet me 80% në 5 vitet e fundit

Prestigjiozja franceze e medias “Franceinfo” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë Shqipërisë, duke e përshkruar vendin tonë si destinacionin me rritjen dhe kërkesën më të madhe turistike në Europë. Në një kronikë të publikuar së fundmi, stacioni informativ francez e quan Shqipërinë “El Doradon e ri për pushuesit”, duke vënë në pah bukuritë natyrore dhe pasurinë kulturore që e bëjnë vendin një destinacion gjithnjë e më tërheqës.

Sipas “Franceinfo”, numri i turistëve në Shqipëri është rritur me 80% gjatë pesë viteve të fundit, një trend që e vendos Shqipërinë në krye të listës së vendeve me rritjen më të madhe të turizmit në Europë.

Kronika e francezëve thekson se Shqipëria, e vendosur mes Greqisë dhe Italisë, nuk është aspak një destinacion i zakonshëm. Ujërat e saj të kristalta, plazhet me rërë të artë dhe ishujt e virgjër janë elementë që tërheqin vizitorë nga e gjithë bota. Përveç natyrës, “Franceinfo” vlerëson edhe trashëgiminë kulturore të pasur të Shqipërisë, që përfshin qytetërime të ndryshme mesdhetare si grekët, romakët, bizantinët, venecianët dhe osmanët, të cilët kanë lënë gjurmë të thella historike.

Një tjetër faktor që e bën Shqipërinë një destinacion shumë tërheqës për turistët janë çmimet konkurruese, të cilat e bëjnë pushimin më të përballueshëm krahasuar me destinacione të tjera europiane.

Kryeministri Edi Rama ndau këtë kronikë në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë vlerësim të “Franceinfo” si një konfirmim të suksesit dhe potencialit të madh turistik që ka Shqipëria në rajon dhe më gjerë.

Ky rritje e madhe e turizmit vjen në një kohë kur sektori po investon gjithnjë e më shumë në infrastrukturë dhe promovim, duke shpresuar që Shqipëria të konsolidohet si një destinacion kryesor europian për pushime në vitet që vijnë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat