back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetPolitikaFredi Beleri mbetet pas dere/ Rama i vë vizën, nuk e takon

Fredi Beleri mbetet pas dere/ Rama i vë vizën, nuk e takon

Kryeministri Edi Rama nuk e ka pritur sot në takim eurodeputetin Fredi Beleri.

Atij i është mbyllur dera e Kuvendit, rast ky që është shfrytëzuar nga gazetarët për pyetje edhe pse Beleri nuk përgjigjej,

Kur u pyet nga gazetarët, Beleri ngriti supet dhe nuk konfirmoi nëse ka takuar Ramën apo nëse ishte pjesë e takimit informal mes Kryeministrit dhe eurodeputetëve në hotel mëngjesin e sotëm.

Gjithashtu Kryeministria nuk konfirmon që të ketë pasur një takim mes Ramës dhe Belerit.

Jozyrtarisht raportohet se kryeministri Rama, i ka takuar eurodeputetët në hollin e hotelit ku ata qëndrojnë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat