back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRajoniFronti Europian: Qeveria synon të krijojë krizë artificiale, me qëllim për të...

Fronti Europian: Qeveria synon të krijojë krizë artificiale, me qëllim për të fajësuar shqiptarët

Fronti Europian shfaq dyshime se Qeveria synon të krijojë krizë artificiale me qëllim për të fajësuar shqiptarët dhe për t’i paraqitur si fajtorë të destabilizimit. Fronti ka ngritur interpelancë ndaj ministrit Toshkovski, zëvendësit të tij Iseni, por edhe ndaj Mexhitit dhe Stoillkoviqit. VLEN i sugjeron Frontit që t’i bëjë interpelancë vetes pasi siç thotë prishën festën dhe ekspozuan qytetarët në rrezik.

“Se grupi parlamentar i Frontit Europian gjatë ditës ka dorëzuar interpelancë për punën e katër anëtarëve të kësaj qeverie pa legjitimitet etnik. Për zv.kryeministrin dhe ministrin e ekologjisë Izet Mexhiti. Ministrin e punëve të brendshme Pançe Toshkoski. Zëvendësin e tij Astrit Iseni si dhe zv.kryeministrin i cili në këtë qeveri është përgjegjës kryesor për marrdhënie mes bashkësive ose më qartë marrdhënieve ndëretnike, Ivan Stoillkoviq”, deklaroi Blerim Bexheti – Fronti Europian. /Alsat.mk

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat