back to top
32.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaFrroku i drejtohet SPAK: Rihapni çështjen e Lamajt

Frroku i drejtohet SPAK: Rihapni çështjen e Lamajt

Deklarimet e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013, kanë nxitur reagimin e biznesmenit Arben Frroku, i dënuar përjetë për këtë ngjarje nga drejtësia shqiptare.

Në një shkresë drejtuar SPAK dhe kreut të tij Altin Dumani, përmes avokatit Tonin Prendi, Frroku kërkon që të pyeten në gjykatë Nuredin Dumani, si dhe të bashkëpandehurit Henrik Hoxhaj dhe Festim Qoli. Ai pretendon se dëshmitë e tyre mund të zbulojnë fakte që ndryshojnë rrjedhën e ngjarjes dhe provojnë pafajësinë e tij.

“Gjithmonë kam kundërshtuar akuzat për vrasjen e Dritan Lamajt. Dëshmitë e Dumanit dhe të tjerëve mund të ndriçojnë të vërtetën dhe të provojnë se nuk kam lidhje me këtë ngjarje,” thuhet në kërkesën e Frrokut.

Ai i referohet një deklarimi të bërë nga Dumani më 20 mars 2025 në GJKKO, ku ky i fundit rrëfeu se Festim Qoli i kishte përmendur Henrik Hoxhajn si autor të vrasjes, duke i thënë: “Do ja japësh drekën, se vëllai jonë është.”

Frroku: Drejtësia shqiptare më dënoi padrejtësisht

Pas një kalvari të gjatë gjyqësor, Frroku u shpall fillimisht i pafajshëm nga Gjykata për Krimet e Rënda në 2015, por vendimi u rrëzua nga Apeli dhe u konfirmua më pas nga Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja, që e dënuan me burgim të përjetshëm.

Ai u arrestua në Holandë në 2016, ku vendi pritës refuzoi ekstradimin dhe i zbuti dënimin në 18 vite. Në shkurt 2025, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut i dha të drejtë Frrokut, duke gjetur shkelje të procedurave në gjykatën shqiptare dhe duke urdhëruar rihapjen e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat