back to top
4.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Fshat turistik pa leje në Theth”/ Nuk ndalet Rama godet prokuroren: Bëri...

“Fshat turistik pa leje në Theth”/ Nuk ndalet Rama godet prokuroren: Bëri ese, jo hetim

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër një pjesë të drejtësisë, duke veçuar prokuroren Elsa Gjeli, në një takim me kryetarët e bashkive mbi performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit “Shqipëria 2030 në BE”.

Në qendër të reagimit të tij ishin ndërtimet pa leje në Theth, ku sipas Ramës, ka pasur një “bum ndërtimesh” gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe përgatitjeve për sezonin turistik.

“Policia e Shtetit ka bërë 40 denoncime për ndërtimet pa leje në Theth. Është fakt që ka ndodhur një flagrancë spektakolare, ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të zonës së mbrojtur, dhe një prokurore ka vendosur mosfillimin e hetimeve”, tha Rama, duke iu referuar prokurores Elsa Gjeli.

Ai e akuzoi prokuroren se ka refuzuar të ndjekë çështjen penale dhe se është shprehur në mënyrë joprofesionale mbi rastin.

“Ka bërë ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimeve pa leje. Në Shqipëri ndërtimet pa leje janë vepër penale, dhe në Theth, që është zonë e mbrojtur, janë edhe më të rënda,” tha kreu i qeverisë.

Rama shtoi se Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve të paligjshme dhe përmendi se janë bërë legalizime për strukturat e vjetra në Theth.

“Nëse strukturat e pavarura të drejtësisë nuk janë në funksion të kësaj përpjekjeje, por si kullose makaronash ku gjërat rrjedhin dhe faktet e kryera mbeten në territor, atëherë kjo përpjekje bëhet e pamjaftueshme,” u shpreh Rama.

Deklaratat e kryeministrit vijnë pas një shkrese që prokurorja Gjeli i ka dërguar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në Theth dhe kërkon një reagim institucional.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat