back to top
13.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaFshehu dy apartamente dhe një garazh/ Berisha denoncon sërish gjyqtaren Irena Gjoka

Fshehu dy apartamente dhe një garazh/ Berisha denoncon sërish gjyqtaren Irena Gjoka

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pas daljes nga godina e SPAK, akuzoi gjykatësen e njohur si “Irena me 5 mbiemra” për fshehje pasurie dhe manipulim të deklaratave të saj.

Berisha u shpreh se, sipas tij, gjykatësja ka fshehur disa prona të paligjshme:

Një apartament në Fier me sipërfaqe 63.65 metra katrorë, që nuk është deklaruar.

Një apartament tjetër në Tiranë me sipërfaqe 66 metra katrorë, ku çmimi i deklaruar ka ndryshuar nga 10 mijë euro në 22 mijë euro, pa shpjeguar burimin e parave.

Dy garazhe në Tiranë, të cilat nuk janë përfshirë në procesin e vlerësimit të vetingut.

“Për këtë krim meriton disa vite burg,” tha Berisha, duke e cilësuar gjykatësen si një nga shembujt më të shëmtuar të problemeve në sistemin e drejtësisë.

Ai akuzoi gjithashtu se Irena me 5 mbiemra ka përfituar nga lidhjet me individë me pushtet dhe ka justifikuar fshehjen e pasurive me arsyetimin e “harrova” ose “kam harruar”, ndërsa sipas Berishës nuk ka treguar burimin e parave që dyshohet se i ka marrë në mënyrë të paligjshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat