Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masën e dënimit për Ardian Hajdarin, ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të fajësuar për “fshehje të të ardhurave”.
Apeli ka ndryshuar disa pika të vendimit të shkallës së parë, duke pushuar gjykimin për 2 nga episodet për të cilat ishte gjetur i fajshëm, raporton A2.
Në përfundim, Apeli vendosi dënimin me 6 muaj burg të ish-gjyqtarit të KPA, dënim që u konvertua në 1 vit Shërbim Prove.
Në shkallën e parë, Hajdari u dënua me 1 vit burg, të konvertuara në përfundim në 2 vjet shërbim prove.