back to top
8.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBota“Fundi i rendit botëror”/ Ish-shefi i NATO-s alarmon për Groenlandën

“Fundi i rendit botëror”/ Ish-shefi i NATO-s alarmon për Groenlandën

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump për Groenlandën, duke paralajmëruar se një ndërhyrje ushtarake e SHBA-së do të shënonte fundin e rendit botëror siç njihet sot.

Rasmussen, i njohur për gjuhën e tij të kujdesshme diplomatike, u shpreh se retorika e përdorur nga Trump për Groenlandën është e ngjashme me atë të fuqive autoritare si Rusia dhe Kina, të cilat Shtetet e Bashkuara pretendojnë se përpiqen t’i frenojnë.

“Do të ishte fundi i rendit botëror siç e njohim, nëse SHBA do të pushtonte Groenlandën me forcë. Trump po përdor një gjuhë që i ngjan asaj të ‘të fortëve’ në Rusi dhe Kinë. Për mua ka qenë një proces i dhimbshëm, pasi që nga fëmijëria i kam parë Shtetet e Bashkuara si udhëheqësen natyrore të botës së lirë”, deklaroi Rasmussen.

Ish-kreu i NATO-s, i cili në të kaluarën ka dërguar trupa daneze përkrah SHBA-së në Afganistan, theksoi se çdo përçarje në kampin perëndimor i shërben drejtpërdrejt interesave të Rusisë.

“Jam i bindur se Moska shpreson që Groenlanda të shndërrohet në ajsbergun që fundos NATO-n. Kjo çështje shkon përtej Danimarkës dhe Groenlandës”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, autoritetet amerikane kanë justifikuar interesin për Groenlandën me argumentin se ishulli mund të mbrohet në mënyrë efektive vetëm nëse është pjesë e SHBA-së, duke e konsideruar Evropën të dobët përballë sfidave të sigurisë. Sipas Uashingtonit, kontrolli amerikan do të shërbente për të shmangur një konflikt të mundshëm në rajonin strategjik të Arktikut.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat