back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaFushata e re e rivlerësimit të pronave: Nga 1 janari me tatim...

Fushata e re e rivlerësimit të pronave: Nga 1 janari me tatim vetëm 5%

Qeveria shqiptare ka vendosur të hapë rrugën për një tjetër fushatë të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, me tatim të reduktuar prej vetëm 5%. Projektligji i është dërguar për konsultim publik nga Ministria e Financave dhe pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2026.

Sipas ekspertes së pasurive të paluajtshme, Dorentina Krraba, kjo nismë do të sjellë zhbllokim të tregut, me më shumë oferta në shitje dhe një rritje të qarkullimit të pronave, veçanërisht në ato objekte që janë përfunduar dhe regjistruar në hipotekë.

“Mendojmë se do të kemi një zhbllokim të kërkesave… Pavarësisht se ato kanë ekzistuar, shumë pronarë kanë zgjedhur të presin uljen e tatimit për rivlerësim para se të hedhin në treg pronat e tyre,” – u shpreh Krraba për A2 CNN.

Por për ata që shpresojnë në ulje çmimesh, lajmet nuk janë aq optimiste.

“Pritshmëritë janë për një frenim të rritjes së çmimeve, por jo për uljen e tyre,” – sqaroi ajo.

Kush përfiton nga rivlerësimi?
Nga kjo nismë përfitojnë të gjitha objektet që janë përfunduar dhe të regjistruara në hipotekë. Ndërsa ndërtimet e reja që ndodhen ende në proces nuk përfshihen për momentin në këtë lehtësi.

Sipas projektligjit, në skemë përfshihen gjithashtu edhe pasuritë në proces regjistrimi ose legalizimi, ndërsa për subjektet juridike do të kërkohet rivlerësim nga ekspertë të licencuar.

Fushata e rivlerësimit do të nisë zyrtarisht më 1 janar 2026, dhe synon jo vetëm formalizimin e tregut të pasurive të paluajtshme, por edhe rritjen e të ardhurave në buxhet përmes tatimeve më të sakta dhe më të përputhshme me vlerën reale të pronave.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat