back to top
13.5 C
Tirana
E diel, 22 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetShpenzimet milionëshe të PD-së/ Kriza ekonomike që denoncojnë nuk i prek demokratët

Shpenzimet milionëshe të PD-së/ Kriza ekonomike që denoncojnë nuk i prek demokratët

Auditimi i fundit i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka zbardhur shpenzimet e kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit 2025. Shifra të larta shpenzimesh, duket se bien në kontrast të fortë me mesazhin e opozitës, e cila prej vitit 2013 shërben në Kuvend si parti opozitare dhe çdo ditë del me akuza për varfëri, krizë ekonomike, duke denoncuar afera korruptive.

Sipas raportit të KQZ-së, kandidati që shpenzoi më shumë është Grigels Muçollari nga qarku i Tiranës, me 4.2 milionë lekë të reja, nga të cilat 1.7 milionë lekë janë shpenzuar në media dhe 1.1 milionë në rrjetet sociale.

Grigels Muçollari

Kjo shifër e bën atë kandidatin më të shtrenjtë të PD-së në këto zgjedhje, duke treguar një kontrast të qartë midis retorikës për krizë dhe luksit të fushatës së tij.

Në vendin e dytë për nga shpenzimet renditet Kliti Hoti, i zgjedhur në Shkodër, me 1.8 milionë lekë të shpenzuara gjatë fushatës.

Kliti Hoti

Ky buxhet përfaqëson rreth gjysmën e gjithë shpenzimeve të kandidatëve të PD-së në këtë qark, duke treguar se edhe kandidatët e zonave të tjera nuk i kanë kursyer milionat për të siguruar një vend në Kuvend.

Ndërkohë, në vendin e tretë është deputetja e Tiranës, Jorida Tabaku, e cila ka deklaruar 1.6 milionë lekë shpenzime, duke përfshirë 500 mijë lekë për materiale promocionale, 435 mijë lekë në rrjetet sociale dhe 344 mijë lekë për transport.

Jorida Tabaku

Shumat tregojnë se fushata e kandidatëve të PD-së është shtrenjtuar dukshëm, me buxhete të mëdha edhe për promovim dhe prezencë mediatike, pavarësisht se ata akuzojnë për krizë ekonomike dhe u qajnë hallin qytetarëve.

Raporti gjithashtu evidenton se kryetari i PD-së, Sali Berisha, sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, si dhe Jozefina Topalli dhe Edi Paloka nuk kanë deklaruar asnjë shpenzim gjatë kësaj fushate.

Mungesa e deklarimit ngre dyshime mbi transparencën dhe burimet financiare.

Ky auditim hedh dritë mbi një kontrast të qartë.

Për vite me radhë, PD është në opozitë dhe çdo ditë del me akuza për krizë ekonomike, duke u shfaqur si avokate e qytetarëve, ndërkohë që kandidatët e saj lundrojnë në miliona lekë për media, rrjetet sociale dhe fushata të shtrenjta për të siguruar mandatin e tyre.

Ky realitet ngre pyetje serioze mbi prioritetet e kandidatëve dhe mesazhin që përcjellin për publikun./ E Vërteta.al (E.S)

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat