back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetShqipëria turpërohet në SHBA/ Gabim drejtshkrimor në dokumentin zyrtar të Spiropalit

Shqipëria turpërohet në SHBA/ Gabim drejtshkrimor në dokumentin zyrtar të Spiropalit

Ambasada e Shqipërisë në SHBA ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare shkresën e firmosur nga Elisa Spiropali, e cila mban firmën për përfaqësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, në emër të Kryeministrit Edi Rama.

Por dokumenti i publikuar, i njohur si Instrument i Ratifikimit, përmban një gabim drejtshkrimor të dukshëm. Në vend të shkrimit korrekt “Instrument i Ratifikimit”, në shkresë shkruhet: “INSTRUMENT RATFIKIMI”.

Gabimi është evidentuar dhe komentuar nga gazetarë, intelektualë dhe diplomatë, përfshirë edhe Virgjil Kule, të cilët kërkojnë korrigjimin e dokumentit, duke argumentuar se një shkresë që përfaqëson vendin duhet të jetë e saktë dhe profesionale.

Teksti shoqërues i Ambasadës njofton:

“Sot, Shqipëria depozitoi pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës origjinalin e Instrumentit të Ratifikimit të ‘Marrëveshjes për pranimin e Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes’.”

Sipas ligjit “Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, përgjegjëse për hartimin e Instrumentit Ratifikim është Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila drejtohet nga Elisa Spiropali.

Ky gabim ka shkaktuar reagime të menjëhershme, duke vënë në pah rëndësinë e precizionit diplomatik dhe rrezikun që dokumentet zyrtare të paraqesin Shqipërinë me pasaktësi para institucioneve ndërkombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat