back to top
27.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Mars, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëGalaxy Z Fold 7 do të ketë një kamer 200-megapiksel

Galaxy Z Fold 7 do të ketë një kamer 200-megapiksel

Kamerat në smartfonët me ekrane me palosje zakonisht kanë qenë më inferiore krahasuar me ato që gjenden në smartfonët e zakonshëm, megjithatë po përmirësohen.

Smartfoni i ardhshëm Galaxy Z Fold 7 i Samsung do të ketë një kamër të pasme prej 200-megapiksel si dhe një kamër më cilësore mbi ekranin e brendshëm.

Informacioni vjen nga GalaxyClub që thotë se kamera e re do të jetë e njëjta që është përdorur në Galaxy S25 Ultra. Sensorët e tjerë nuk do të ndryshojë sipas raportit ku përfshihen një kamër 10-megapiksel telefoto, 12-megapiksel ultrawide dhe 10-megapiksel selfie e jashtme.

Ajo që do të ndryshojë është kamera e brendshme e Galaxy Z Fold 7 e cila do të përmirësohet marxhinalisht. Sensori është vetëm 4-megapiksel por raporti thotë se do të jetë më “cilësore.”

Mbase teknologjia e kamerës nën ekran nga Samsung do të përmirësohet. Galaxy Z Fold 7 pritet të debutojë në Korrik dhe mendohet si një prej përditësimeve më të mëdha të Samsung prej vitesh.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat