back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetGara për drejtues të RTSH-së/ Bie Eni Vasili, dy të tjerë në...

Gara për drejtues të RTSH-së/ Bie Eni Vasili, dy të tjerë në përballje, emrat

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi sot procesin e zgjedhjes se Drejtorit te Përgjithshëm te RTSH-së.
Edhe pse në mbledhjen e sotme anëtarët e Këshillit,  votuan në në kundërshtim me ligjin për mediet audiovizive dhe të statutit të RadioTelevizionit Shqiptar, dy kandidatë arritën të marrin pikë të barabarta.

Kandidati Kliton Rama ka marrë 4 vota pro dhe 5 kundër.

Kandidati Jetmir Shpuza, ka marrë 7 vota pro dhe 2 kundër.

Kandidati Ermal Hoxha ka marrë 3 vota pro dhe 6 kundër.

Kandidatja Eni Vasili, ka marrë 4 vota pro dhe 5 kundër.

Kandidatja Aurora Polo, ka marrë 7 vota pro dhe 2 kundër.

Dhe një votë ishte e pavleshme, sipas Vendimit të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Sipas të njëjtit vendim, dy kandidatët me pikë të barabarta, Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo, do të kalojnë në fazën e dëgjesës.

Kjo e fundit është drejtoresha në detyrë e RTSH që pas dorëheqjes së Alfred Pezës.

Ndërkohë, Klinton Rama, Ermal Hoxha dhe Eni Vasili janë përjashtuar nga gara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat