back to top
30.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetGazment Bardhi kundër “nenit Basha”: Dorëheqja s’duhet të jetë detyrim, por vullnet

Gazment Bardhi kundër “nenit Basha”: Dorëheqja s’duhet të jetë detyrim, por vullnet

Gazment Bardhi është shprehur kundër idesë që kryetari i Partisë Demokratike të largohet automatikisht nga detyra nëse humb zgjedhjet, duke e konsideruar të ashtuquajturin “nen Basha” si një dispozitë antidemokratike. Në një intervistë për emisionin “Log.” në News24, Bardhi tha se largimi nga drejtimi i partisë duhet të jetë një akt vullneti personal, jo një detyrim i imponuar nga statuti.

“Nuk mund të ketë 1500 delegatë që mbivendosin vullnetin e 40 mijë anëtarëve të PD. Çdo individ ka të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të kërkuar votëbesim”, u shpreh Bardhi, duke shtuar se një kryetar që ndjen mbështetjen e shumicës së anëtarësisë duhet të ketë të drejtë të rikandidojë.

Bardhi theksoi se në vend që të fokusohet debati te largimi i individëve, vëmendja duhet të përqendrohet te “farsa zgjedhore” e vitit 2025, që sipas tij nuk garantoi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai shtoi se aktualisht nuk ka ambicie për të qenë kryetar i PD, por nuk përjashtoi një mundësi të tillë në të ardhmen: “Mund ta kem pas 10 vitesh, nuk e përjashtoj.”

I pyetur për praninë e deputetes së re të PS-së, Zegjine Çaushi, në Kuvend, Bardhi u tregua ironik duke thënë se nuk i druhet përballjes me të dhe e akuzoi për shpërdorim të fondeve publike në kohën kur punonte në bashki.

Deklaratat e Bardhit vijnë në një moment kur PD ndodhet në një fazë të brendshme reflektimi dhe përçarjeje, ndërsa debati për lidershipin mbetet i hapur.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat