back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 3 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetGazment Bardhi paralajmëron përplasje në Kuvend/ "Do publikojmë faktet për manipulimin e...

Gazment Bardhi paralajmëron përplasje në Kuvend/ “Do publikojmë faktet për manipulimin e zgjedhjeve”

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, është bërë i gjallë pas humbjes katastrofike në Fieri.

Ai shkruan se ditën e nesërme që nis seanca plenare pas një shkëputje disa javore për shkak të zgjedhjeve, do të paraqesin faktet e plota për farsën elektorale të parlamentareve të 11 majit.

Ditën e nesërme në orën 10:00 do të mblidhet konferenca e kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit e cila do të shqyrtojë projektprogramin dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit.

Sipas kalendarit zyrtar, do të bëhen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, përfshirë edhe ato të drejtësisë.

“Të nderuar kolegë, nesër ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bejmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 Majit. Ju përshëndes!”-shkruan Bardhi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat