back to top
2.5 C
Tirana
E premte, 21 Mars, 2025
spot_img
KreuSportiGeona vendos fatin e Motta-s, 3 pikët detyrim, në të kundërt e...

Geona vendos fatin e Motta-s, 3 pikët detyrim, në të kundërt e pret shkarkimi

Juve-Thigo Motta nuk kanë qenë kurrë kaq larg, më të “ftohtë” ndërmjet tyre, me teknikun e “Zonjës së Vjetër” që mbetet në “fije të perit”, pavarësisht se Giuntoli në çdo rast i ka dalë në krah. Është e qartë se dy humbjet e fundit, kundër Atalantës dhe Fiorentinës, kanë ndërlikuar akoma më shumë pozitat e tij, të pësosh 7 gola në 2 ndeshje nuk është diçka që në Torino e pranojnë lehtë, aq më pak tifozët.

Motta dhe të gjithë në radhët e Juves, për fat të mirë kanë pasur më shumë kohë këtë periudhë për të diskutuar ndërmjet tyre, për të gjetur një zgjidhje të shpejtë. Motta është i vetëdijshëm se në këtë formë e pret shkarkimi i sigurt, një vendim që duket i pashmangshëm në fundit të këtij sezoni, por mund të vijë edhe më herët, madje që në sfidën e radhës në Serie A, atë kundër Geona-s. Nëse Juve nuk del me 3 pikë nga kjo sfidë, mediat italianë e bëjnë të sigurt, Motta-n e pret shkarkimi.

Sigurisht, askush nga drejtuesit nuk e dëshiron shkarkimin e Motta-s, aq më pak tani, në momentin më të rëndësishëm të sezonit, do të ishte një shkarkim me një faturë të lartë financiare, por në çdo rast Giuntoli e ka një plan B. Mediat italiane shkruajnë se përveç Tudor, i cili ka qenë gjithnjë gati, drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër” ka kontaktuar edhe me Robero Mancini-n për të kuptuar nëse ish trajneri i përfaqësueses “azzurre” është gati të marrë drejtimin e Juves.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat