back to top
19.5 C
Tirana
E martë, 28 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Gjendja shëndetësore e Dumanit shqetësuese”/ Anila Hoxha jep detaje

“Gjendja shëndetësore e Dumanit shqetësuese”/ Anila Hoxha jep detaje

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është dërguar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza” për analiza të specializuara, pasi ka shfaqur komplikacione shëndetësore. Gazetarja Anila Hoxha raportoi për Top News se shkak është bërë një aritmi e vazhdueshme dhe më pas probleme me frymëmarrjen.

Sipas saj, Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve ka kërkuar mbështetje për kontrolle të thelluara, ndërsa edhe mjeku i burgut ka vlerësuar se i penduari kryesor i drejtësisë duhet të trajtohet jashtë qelisë për shkak të rrezikut.

“Për shkak të rëndësisë që ka si dëshmitar i mbrojtur, edhe një shqetësim minimal shëndetësor trajtohet me protokolle të posaçme. Dumani është cilësuar si ‘Asi i SPAK-ut’, pasi me dëshminë e tij janë ngritur dhe avancuar disa nga çështjet më të mëdha ndaj grupeve kriminale,” theksoi Hoxha.

Dumani mbahet në regjimin e sigurisë së lartë “41-bis” në burgun 313, ku çdo veprim i tij monitorohet nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve. Edhe ushqimet e tij kontrollohen dhe analizohen për të garantuar sigurinë, ndërsa deri tani nuk është konstatuar ndonjë substancë helmuese.

I plagosur në momentin e arrestimit, Dumani ka vijuar të ketë probleme shëndetësore. Ai nisi të bashkëpunojë me drejtësinë gjatë trajtimit në spital, duke dhënë dëshminë e parë në Prokurorinë e Elbasanit, e cila më pas ia delegoi dosjen SPAK-ut për shkak të kompetencave.

Sipas gazetares, rasti i tij është konsideruar urgjent për shkak të rolit vendimtar në zbardhjen e dosjeve të mëdha të krimit të organizuar në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat