back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëGjenerata e re e kartave grafike të segmentit të mesëm të Nvidia...

Gjenerata e re e kartave grafike të segmentit të mesëm të Nvidia sjellin ndryshime modeste

Insajderi i industrisë Kopite hodhi dritë mbi detajet e kartave grafike të segmentit të mesëm dhe të ulët RTX 5050 dhe RTX 5060 të Nvidia duke zbuluar ndryshime minimale veçanërisht në VRAM.

Kartat grafike të klasit 60 janë shumë popullore mes gamerave. Ndërsa është e vështirë të arrihet në konkluzione lidhur me shitjet e këtij segmenti, ato padyshim luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e mendësisë dhe sentimentit konsumator.

Kopite thotë se RTX 5060 Ti vjen me bërthamën grafike GB206-300-A1 me 4,608 bërthama CUDA dhe ndërfaqe memorie prej 128-bit. Kjo pllakë ka 8 ose 16GB VRAM dhe një konsum të përgjithshëm energjie prej 180W.

Me një fole PCIe prej 75W, RTX 5060 Ti do të fuqizohet prej një konektori me 8 gjilpëra ose 150W. Modeli bazë RTX 5060 pritet të ketë vetëm 8GB RAM shoqëruar nga 3,840 bërthama CUDA. Konsumi për këtë model është rritur nga 115W në 150W.

Nvidia shpreson që të gjenerojë performancë ndjeshëm më të lartë nisur nga fakti se RTX 5060 ka 25 përqind më shumë bërthama CUDA dhe 30 përqind më shumë konsum energjie sesa RTX 4060.

Së fundi RTX 5050 përdor çipin grafik GB207 me 2,560 bërthama CUDA. Pavarësisht rritjes së performancës me 10 përqind nga arkitektura Ada Lovelace në Blackwell, RTX 5050 do të vuajë përballë RTX 4060 në skenarë të caktuara. Presim që kjo kartë grafike të shitet për 200 dollarë.

Të tre modelet pritet që të debutojnë në evenimentin GTC të Nvidia në datat 17-21 Mars. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat