back to top
19.5 C
Tirana
E enjte, 30 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetGjergji Nika fiton të drejtën për të garuar si kandidat i pavarur...

Gjergji Nika fiton të drejtën për të garuar si kandidat i pavarur në Vlorë

Këshilltari i Partisë Demokratike në Vlorë, Gjergji Nika, do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit 2025. Nika ishte përjashtuar fillimisht nga KQZ dhe KAS, por Kolegji Zgjedhor i dha të drejtë me vendim unanim 5–0, duke i mundësuar të garojë si kandidat i pavarur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nika e cilësoi vendimin si një fitore të drejtësisë mbi presionet politike:

“Ky vendim vjen pas presioneve të shumta dhe përpjekjeve të hapura nga partitë e mëdha për të penguar një zë të pavarur në garë. Por drejtësia foli qartë: askush nuk mund të ndalojë vullnetin e lirë të qytetarëve. Kjo nuk është thjesht një fitore personale është një fitore për çdo qytetar që kërkon ndryshim, ndershmëri dhe zë të lirë për Vlorën.”

Nika shtoi se hyn në garë me forcën e besimit të qytetarëve dhe me vendosmërinë për të kthyer politikën tek njerëzit, jo tek partitë.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor hap rrugën për një garë të hapur dhe konkurruese në Bashkinë e Vlorës, ku qytetarët do të vendosin përmes votës së lirë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat