back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetGjermania vlerëson reformat në Shqipëri: Në rrugën e duhur drejt BE-së

Gjermania vlerëson reformat në Shqipëri: Në rrugën e duhur drejt BE-së

Gjermania ka vlerësuar ecurinë e reformave në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së konferencës ndërqeveritare si një tregues i besueshmërisë së premtimit të Bashkimit Evropian për zgjerim. Deklarata u bë nga ministri gjerman për Evropën, Gunther Krichbaum.

“Mbajtja e konferencës ndërqeveritare me Shqipërinë dëshmon se premtimi ynë për zgjerimin e BE-së është i besueshëm. Ky është një hap tjetër përpara. Veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit ka ende vend për përmirësim, por Shqipëria është në thelb në rrugën e duhur,” tha Krichbaum.

Ai shtoi se reformat nuk po bëhen për të kënaqur Brukselin, Berlinin apo Parisin, por për qytetarët e vetë shteteve kandidate. “Mali i Zi ka bërë tashmë shumë përparim, edhe Shqipëria është shumë e vendosur në zbatimin e reformave të saj. Përfitimet e anëtarësimit në BE duhet të ndihen nga njerëzit në këto vende. Ritmi i ecjes drejt BE-së përcaktohet nga vetë shtetet kandidate,” theksoi Krichbaum.

Ministri gjerman gjithashtu vuri në dukje nevojën që edhe Bashkimi Evropian të reformohet, duke shtuar se vendimet kyçe mund të merren vetëm me unanimitet, gjë që nganjëherë vështirëson proceset, siç u pa në vendimmarrjen për Ukrainën. Ai përmendi kundërshtimet e Hungarisë dhe Sllovakisë si shembuj të sfidave të sistemit aktual, duke theksuar se reforma e BE-së do të mundësojë përparim më të shpejtë edhe në procesin e zgjerimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat