back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Gjeta këtu një të kthyer nga arratia”/ Rama publikon videon me Engjëll...

“Gjeta këtu një të kthyer nga arratia”/ Rama publikon videon me Engjëll Agaçin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me Sekretarin e Përgjithshëm, Engjëll Agaçi, i cili kohët e fundit është bërë objekt debati mes tij dhe kreut të PD, Sali Berisha.  

Por sot, kreu i qeverisë ka publikuar një video ku shfaqet në zyrën e tij së bashku më Engjell Agaçin. 

“Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive”, shkruan Rama në Facebook. 

Rama: Sapo jam kthyer nga Berlini dhe kam gjetur këtu një të kthyer tjetër nga arrati, Engjëll Agaçi. Ja ku është. 

Agaçi: Përshëndetje të gjithëve dhe ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen. 

Rama: Jo të gjithë, për mbështetje atyre që të mbështetën, të tjerëve në 11 maj. 

Kujtojmë se kryeministri Rama ka deklaruar se Engjëll Agaçi ka qenë në Itali për mjekim, madje gjendja e tij shëndetësore ka qenë tepër e rëndë, pasi pas një operacioni në zemër pati edhe probleme me mushkërinë.   

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat