back to top
28.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëGjiganti Kinez Baidu përgatitet për lançimin e modelit AI më të avancuar

Gjiganti Kinez Baidu përgatitet për lançimin e modelit AI më të avancuar

Gjiganti Kinez Baidu do të lançojë gjeneratën e re të modelit të saj AI Ernie në mesin e muajit Mars i cili ka fuqi të përmirësuara në hapësira si arsyetimi raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Modeli i përditësuar Ernie 3.5 do të ketë edhe funksionalitete të përmirësuara multi-modale. Sistemet AI multi-modale janë të afta të përpunojnë lloje të ndryshme të dhënash si tekst, video, imazhe dhe audio si dhe të konvertojnë mes këtyre formateve.

Në fillim të muajit Baidu ka thënë se gradualisht do të lançojë Ernie 4.5 në muajt në vijim ndërsa zyrtarisht do ta bëjë open-source prej 30 Qershorit.

Lançimi i modeleve AI po aq të mira në mos më të avancuara nga startupi Kinez DeepSeek ka vënë nën presion industrinë dhe rinisur një garë globale AI.

Baidu, një nga gjigantët më të hershëm të teknologjisë në Kinë që ka lançuar një chatbot të stilit ChatGPT, ka luftuar për të fituar një adoptim të gjerë për modelin e saj AI Ernie, pavarësisht se pretendon performancë të krahasueshme me GPT-4 të OpenAI, mes konkurrencës së ashpër.

Shfaqja e DeepSeek ka sfiduar aspiratat e kompanisë Kineze në AI.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat