back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaBleu vota për të bijën ish-kandidate e opozitës në Vorë/ GJKKO dënon...

Bleu vota për të bijën ish-kandidate e opozitës në Vorë/ GJKKO dënon ish-kryeplakun e Bërxullës

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe dënuar sot (28 Tetor) ish-kryeplakun e Bërxullës në Tiranë, pasi akuzohej se kishte blerë vota në favor të të bijës së tij, ish-kandidate e opozitës në Vorë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë
Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes nr. 105 të vitit 2023, me
të pandehur Agim Loci, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në
zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal”.Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe
Rudina Palloj, me vendimin Nr. 64, datë 28.10.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Agim Sinan Loci, për veprën penale të
“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal dhe
dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Agim Sinan
Loci, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8
(tetë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i dënimit me burgim
duke e detyruar të pandehurin Agim Sinan Loci, të kryejë 80 (tetëdhjetë) orë punë
në interes publik, për një periudhë kohe prej 6 (gjashtë) muajsh, ku gjatë kësaj
kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Shërbimin të Provës, për të
përcaktuar llojin e punës që i pandehuri do të kryejë, vendin e kryerjes së punës
dhe ditët e javës ku do të kryhet puna në interes publik

Shpenzimet proçeduriale të parapaguara nga shteti dhe shpenzimet gjyqësore i
ngarkohen të pandehurit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke
filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi

    spot_img
    ARTIKUJ TË NGJASHËM
    - Advertisment -spot_img

    Më të Lexuarat