Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK -ut dhe ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish nën kryetarin e Bashkisë Kukës, Granit Gjana, për “shkelje të barazisë në tendera” në dy raste.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar Gjana ka përfituar ulje me 1/3 e dënimit.
Gjykata ka vendosur që dënimi t’I konvertohet në 2 vite shërbim prove.
Vendimi i GJKKO-së
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim të
të pandehurit Granit Gjana, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë
së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në dy raste, parashikuar nga neni
258/2 i Kodit Penal”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Erjon Çela dhe Flojera
Davidhi, me vendimin Nr. 71, datë 27.11.2024 vendosi:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Granit Gjana, për kryerjen e veprës penale
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,
parashikuar nga neni 258 paragrafi i dytë i Kodit Penal, (për procedurën e
prokurimit me nr. REF-56811-01-24-2023, me objekt “Blerje karburanti”) dhe
dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. - Deklarimin fajtor të të pandehurit Granit Gjana, për kryerjen e veprës penale
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,
parashikuar nga neni 258 paragrafi i dytë i Kodit Penal, (për procedurën e
prokurimit me nr. REF-70621-05-25-2023, ne objekt “Blerje karburani”) dhe
dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. - Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të
pandehurit Granit Gjana me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. - Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar
përfundimisht të pandehurin Granit Gjana me 1 (një) vit burgim. - Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim
dhe vënien në provë të të pandehurit Granit Gjana për një periudhë prej 2 (dy)
vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. - Urdhërohet i pandehuri Granit Gjana të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës
Tiranë dhe të mos marrë kontakt me persona të dënuar. - Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione
publike për të pandehurin Granit Gjana për 5 (pesë) vjet. - Në bazë të neneve 261 pika 1 gërma “b” dhe 389 pika 1 të Kodit të Procedurës
Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre
a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj shtetasit Granit Gjana me Vendimin nr. 133, datë 01.12.2023 të - Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
- Organizuar.
- Në lidhje me provat materiale, Gjykata disponon në mbështetje të nenit 190 të
Kodit të Procedurës Penale, si më poshtë: - Provat materiale të sekuestruara sipas procesverbaleve të sekuestrimit datë
12.07.2023, që kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit me nr. REF-56811-01-
24-2023 dhe nr. REF-70621-05-25-2023, t’i kthehen autoritetit kontraktor,
Bashkia Kukës. - 1 (një) CD me materialet e përgjimit të qëndrojnë në fashikullin e gjykimit.
- Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, në masën ****
lek, gjatë seancës paraprake dhe gjatë gjykimit (sipas formularit bashkëlidhur këtij
vendimi), i ngarkohen të pandehurit. - Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
të ekzekutojë këtë vendim. - Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.