back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO konfirmon arrestin në burg për Denis Bajrin

GJKKO konfirmon arrestin në burg për Denis Bajrin

GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Bajrin (Brajoviç), i ekstraduar më 23 korrik nga Dubai. Bajri ishte shpallur në kërkim që prej shkurtit 2024, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Denis Bajri dyshohet si autor i vrasjes së Gjon Ndojt më 9 gusht 2020 në Shkodër dhe është hetuar për vepra të rënda penale brenda grupit të strukturuar kriminal “Bajri”. Ai ka qenë subjekt i OFL-së dhe ka lidhje të dokumentuara me persona të njohur në lojërat e fatit.

Pavarësisht arrestimit dhe ekstradimit, Bajri ishte më parë i liruar me masën “arrest shtëpie” nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë në vitin 2019.

Operacioni “Metamorfoza” vijon me hetime të thelluara ndaj elementëve të krimit të organizuar në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat