Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij për heqjen e sekuestrimit mbi pasuritë e vendosura më herët.
Me këtë vendim, gjykata ka lënë në fuqi masën e sekuestrimit për një listë të gjerë asetesh që përfshijnë kompani, aksione, pasuri të paluajtshme dhe automjete në emër të Martinajt dhe personave të lidhur me të.
Lista e pasurive të sekuestruara:
- Aksionet e “King Kasino” (100% në emër të Ervis Martinaj)
- 50% të aksioneve të “Alba Telecommunication” (në emër të Ervis Martinaj)
- Aksionet e “Mati Union” (100% Mustafa Martinaj)
- Aksionet e “MartinaJ E.M” (100% Mustafa Martinaj)
- Subjekti “Ervis Martinaj”
- Shoqëria “Real Fenix” (100% Roberta Martinaj)
- Subjekti “Drenica Martinaj”
- Subjekti “V.K”
- Shoqëria “S.P.E Energy” shpk (100% V.K)
- 21% e aksioneve në “S.P.E Gjadër”, nëpërmjet “S.P.E Energy”
Automjete:
- Smart Passion (Erjona Martinaj)
- Land Rover Discovery (Erjona Martinaj)
- Mercedes-Benz GLK 350 (Vasilika Martinaj)
- Fiat Fiesta (Vasilika Martinaj)
- BMW M550 (Vasilika Martinaj)
Pasuri të paluajtshme:
- Apartament 82 m² në lagjen “Pavarësia”, Vlorë (Drenica Martinaj)
- Arë në Piqeras, Sarandë (Ervis & Roberta Martinaj)
- Njësi 137 m² (Vasilika Martinaj)
- Ullishte 9,800 m² në Dobresh, Tiranë
- Arë 3,815 m² në Fushëkuqe, Kurbin
- Arë 7,000 m² në Patok
- Arë 12,145 m² në Fushëkuqe, Kurbin
- Arë 1,973 m² në Patok, Kurbin
- Arë 7,050 m² në Patok, Kurbin
- Arë dhe truall 1,975 m² në Fushë-Milot, Kurbin
- Arë 1,632 m² në Fushë-Milot, Kurbin
- Truall dhe ndërtesë 300 m² (Mustafa & Vasilika Martinaj)
- Arë 2,543 m² në Fushëkuqe, Kurbin
- Arë dhe ndërtesë 410 m² në Fushëkuqe, Kurbin
- Arë 120 m² (dhuruar Bisere Hato)
- Truall dhe ndërtesë 580 m² (dhuruar Bisere Hato)
- Apartament 105 m² në rrugën “Dervish Hima”, Tiranë (dhuruar Gelmona Tarja)
- Ullishte 2,000 m² në Gjilekë, Dhërmi
Të tjera:
- Pasuri në pronësi të Fatmir Ahmet Vuthaj
- Llogari kursimi për fëmijë
Vendimi i gjykatës lë në fuqi të gjithë këtë bazë asetesh nën sekuestrim, ndërsa hetimet ndaj pasurive dhe aktivitetit të Martinajt vijojnë.



