back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO rrëzon kërkesat e avokates së Veliajt/ Procesi në ngërç

GJKKO rrëzon kërkesat e avokates së Veliajt/ Procesi në ngërç

Seanca në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë edhe një herë. Gjykata ka caktuar seancën e radhës për datën 2 shkurt, ndërsa ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse dosja do të kalojë për gjykim.

Veliaj u paraqit këtë të hënë në ambientet e GJKKO-së, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa të pranishëm ishin edhe dy prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Gjatë seancës paraprake, palët nuk kanë paraqitur ende mbrojtjen, ndërkohë që Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokates së caktuar kryesisht për Veliajn, e cila kishte kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me aktet procedurale.

Po ashtu, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e saj për t’u takuar me Veliajn në burgun e Durrësit, ku ai ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit të kaluar.

Sipas raportimeve mediatike, në seancën e sotme ka qenë i pranishëm edhe vetë kryebashkiaku. Megjithatë, gjykata i ka dhënë kohë avokates Valentina Teodoresku që të takohet me Veliajn në ambientet e burgut dhe të konsultohet me të për përgatitjen e mbrojtjes ligjore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat