GJKKO ka rrëzuar kërkesën e bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliajt për kthimin e telefonit dhe disa pajisjeve e dokumentaciot të marrë nga Prokuroria e Posaçme.
Xoxa pretendon se kontrollet e BKH-së janë bërë në shkelje të ligjit procedurial dhe në mungesë të një shkaku të ligjshëm
Por, gjyqtarja Atalanta Zeqiri, ka vendosur të hedhë poshtë kërkesën e Xoxës.
Ndërsa për vëllanë e kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj,m seanca vijon ende.
Raportohet se një tjetër kërkesë është paraqitur në Apelin e Posaçëm nga avokatët mbrojtës.
Lidhur me këtë ankim, në Apel është caktuar si gjyqtyre e shqyrtimit të saj Ilirjana Olldashi, por ende nuk është caktuar data e seancës.
Kontrollet u ushtruan më 6 dhjetor 2024, me urdhër të prokurorit Olsi Dados, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel”, ku u sekuestruan dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.