back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO rrëzon kërkesën e Ballukut

GJKKO rrëzon kërkesën e Ballukut

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku për shuarjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erion Çela, i cili vendosi të mos pranojë kërkesën e paraqitur nga Balluku për revokimin e masës së sigurimit.

Përmes kësaj kërkese, ish-zv.kryeministrja kërkonte revokimin e menjëhershëm të masës që i ndalon ushtrimin e funksioneve publike si zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Me vendimin e gjykatës, masa e sigurisë “pezullim nga detyra” ndaj Belinda Balluku mbetet në fuqi, ndërsa hetimet e nisura nga SPAK vijojnë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat