back to top
17.5 C
Tirana
E diel, 26 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Gjykata bën sikur nuk sheh"/ Kryeministri denoncon vendimet gjyqësore për tokat shtetërore

“Gjykata bën sikur nuk sheh”/ Kryeministri denoncon vendimet gjyqësore për tokat shtetërore

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të enjte se është zbuluar një rast i falsifikimit të dokumenteve pronësore, me qëllim përvetësimin e një sasie të madhe toke. Zbulimi u bë falë laboratorit shkencor të Policisë Shkencore, i cili ka provuar falsifikimin e dokumenteve.

“Është zbuluar një operacion kriminal për marrjen e një sasie të madhe toke me dokumenta të falsifikuara. Falë laboratorit shkencor të Policisë Shkencore kemi provuar falsifikimin dhe të gjithë ata që vijnë për t’u regjistruar me letra të tilla duhet ta dinë se dokumentet do kalojnë për verifikim në policinë shkencore. Ky rast do të ndiqet deri në fund me prokurorinë dhe gjykatën,” – tha Rama.

Kryeministri shtoi se, pavarësisht provave të qarta, shpesh vendimet gjyqësore bien ndesh me interesat e shtetit:

“Edhe sot, kur po vija këtu, pashë disa masa sigurie të gjykatës administrative për ndërtime që kanë zënë hapësira publike. Masa sigurie të viteve 2019 e 2020, dhe gjykata bën sikur nuk sheh,” – u shpreh Rama.

Ai theksoi gjithashtu se qeveria ka ndryshuar qëndrimin ndaj pronës shtetërore, e cila nuk do të jepet më si më parë, përveç rasteve kur shteti bëhet bashkë-aksioner përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve:

“Toka shtetërore nuk jepet më si më parë. Nëse ka interes zhvillimi, shteti futet si partner. Por në rastet kur toka figuron si shtetërore për shkak se nuk është pranuar nga ligji 7501, dhe nuk ka konflikte kufitare, atëherë hyn në fuqi formula e dhënies së saj sipas ‘Paketës së Maleve’,” – sqaroi Rama.

Deklarata e kryeministrit vjen në kuadër të paketës ligjore për tokat malore, e cila synon lehtësimin e investimeve dhe rregullimin e pronësisë në zonat malore, duke siguruar që çdo dokument të kalojë për verifikim dhe të shmanget përvetësimi i paligjshëm i pronave shtetërore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat