back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetGjykata e la në burg/ Meta: Asnjë vendim nuk e ndaj dot...

Gjykata e la në burg/ Meta: Asnjë vendim nuk e ndaj dot betejën e Partisë së Lirisë

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pa vendimit të Apelit GJKKO-së, e cila la në fuqi masën “arrest me burg”.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meta shprehet se  nuk kishte asgjë surprizë.

“Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit.

Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman.

Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar”, shkruan Meta.

Sipas të njëjtit, asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat