Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit për Kreshnik Budllën.
Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Durrësit që i caktoi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për qëllime ekstradimi drejt Italisë.
Ndërkohë Budlla më herët fitoj betejën me GJKKO pasi arriti të provonte se kodi i Sky Ecc nuk ishte përdorur prej tij por prej të vëllait.
“Prishjen e vendimit nr.748 (30-2025-2387) datë 24.03.2025 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe lënien ne fuqi të vendimit nr.(11-2024-23) 8 datë 07.01.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Të njoftohet Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi”,-thuhet në njoftim.