back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaGjykata e Lartë mbron procesin/ "Zgjedhja e gjyqtarit kushtetues, e pastër"

Gjykata e Lartë mbron procesin/ “Zgjedhja e gjyqtarit kushtetues, e pastër”

Gjykata e Lartë ka reaguar përmes një njoftimi për media pas debateve të ditëve të fundit mbi mbledhjen e posaçme të 30 shtatorit 2025, ku u zhvillua procesi për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë të gjatë për median, institucioni më i lartë gjyqësor në vend ka dënuar ashpër “komentet e pavërteta, interpretime të njëanshme dhe gjuhën fyese që po përdoret në hapësirën publike”, duke i cilësuar ato si “sulme të rrezikshme ndaj shtetit të së drejtës”.

Gjykata e Lartë thekson se këto reagime publike nuk lidhen me debat institucional, por përbëjnë “një përpjekje për të diskredituar dhe intimiduar gjyqësorin”, duke ndikuar drejtpërdrejt në besimin e qytetarëve te drejtësia.

“Ne nuk kemi asgjë për të fshehur apo për t’u justifikuar”, thuhet në reagim, duke shtuar se çdo veprim i institucionit ka qenë “transparent dhe në përputhje të plotë me ligjin”.

Gjykata sqaroi se një nga fletët e votimit është shpallur e pavlefshme për shkak të shënimeve shtesë që cënonin fshehtësinë e votës – një element thelbësor për vlefshmërinë e procesit. “Fshehtësia nuk është formalitet, por garanci substanciale e pavarësisë së votuesve. Pranimi i votave të identifikueshme do të rrëzonte këtë parim”, thuhet në reagim, duke kujtuar se i njëjti standard zbatohet edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në proceset e tij të brendshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat