back to top
28.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaGjykata e Posaçme refuzon dorëheqjen e gjyqtares Elsa Ulliri në dosjen “Partizani”

Gjykata e Posaçme refuzon dorëheqjen e gjyqtares Elsa Ulliri në dosjen “Partizani”

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nuk pranoi kërkesën e gjyqtares speciale Elsa Ulliri për t’u dorëhequr nga çështja “Partizani”. Gjatë seancës së së hënës, Ulliri, e cila është kryesuese e trupës gjykuese, raportoi se kryetari i GJKKO-së, Erion Bani, vendosi të mos pranojë dorëheqjen e saj.

Në të njëjtën seancë, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, kërkoi përjashtimin e të gjithë trupës gjykuese. Ai argumentoi se gjyqtarët e GJKKO-së janë nën monitorimin e vazhdueshëm të SPAK-ut, duke cenuar kështu pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës.

“Kjo mbikëqyrje e gjykatës nga një palë në proces shkel parimin e një gjykate të pavarur,” deklaroi Gjokutaj.

Kjo kërkesë është në kundërshtim me deklaratën e mëparshme të Sali Berishës, i cili nga ambientet e SPAK-ut tha se nuk ka asnjë kundërshtim për trupën gjykuese: “S’kam asnjë kundërshti për asnjë gjykatës konkret.”

Gjyqtarja Ulliri kërkoi dorëheqjen nga ky proces me argumentin se është kushërirë me deputeten e Partisë Demokratike, Andia Ulliri. Trupën gjykuese e përbëjnë edhe gjyqtari Bib Ndreca dhe gjyqtarja Rudina Palloi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat