back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Gjykata Kushtetuese ka folur qartë”/ Beci: Kryebashkiaku duhet të dëgjohej para shkarkimit

“Gjykata Kushtetuese ka folur qartë”/ Beci: Kryebashkiaku duhet të dëgjohej para shkarkimit

Vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj ka sjellë reagime të forta nga ekspertët e drejtësisë. I ftuar në emisionin Now me moderatoren Erla Mëhilli në Euronews Albania, ish-kryeprokurori Eugen Beci e konsideroi procesin një shkelje të të drejtave themelore dhe të parimeve kushtetuese.

“Kanë rënë dakord që shkelet një e drejtë themelore që çdo personi që i fillon një proces duhet t’i bësh me dije shkaqet e shkarkimit. E dyta, vetë Gjykata Kushtetuese ka dy vendime ku në mënyrë eksplicite shpjegon se kryetari bashkisë duhet të dëgjohet. Është parim kjo dhe s’ka lidhje me sallën e gjyqit. Parimi juridik është dhe në ndërmarrjen më të humbur,” – deklaroi Beci.

Ai nënvizoi se nuk mund të ketë vakancë pa respektuar procedurën e plotë ligjore dhe se interpretimi i pjesshëm i nenit 62, mbi mungesën e kryebashkiakut për tre muaj, nuk është i mjaftueshëm për të justifikuar shkarkimin.

“Këshilli Bashkiak i është referuar nenit 62, kemi një thelb që thuhet për tre muaj që s’është paraqitur. Në rast se s’kemi mungesë me arsye apo pa arsye nuk është përcaktuar,” – theksoi ish-kryeprokurori.

Sipas tij, procedurat për shkarkimin e një kryebashkiaku duhet të jenë të qarta, transparente dhe të mbështetura jo vetëm në ligj, por edhe në frymën e Kushtetutës, duke garantuar të drejtën e çdo individi për t’u dëgjuar para se të merret një vendim që prek funksionin dhe mandatin e tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat