back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRajoniGjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut nuk voton për gjuhën shqipe/ Kërkohet...

Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut nuk voton për gjuhën shqipe/ Kërkohet seancë përgatitore 

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut vendosi që të ketë një seancë përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në të cilën do të marrin pjesë ekspertë profesorë, por edhe parti politike, ku gjithkush do të shpalosë argumentet e tyre.

Ky propozim doli nga gjykatësja kushtetuese, Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për lëndën.

E vetmja që ishte kundër kësaj, ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila tha se Gjykata Kushtetuese është ajo që duhet të japë vendim për diçka, nëse është apo jo kushtetuese.

Nuk dihet kur do të caktohet kjo seancë, ndërsa për në orën 12 u vendos të mbahet një konferencë për media.

Sakaq, gjykatësit shqiptarë Osman Kadriu dhe Naser Ajdari nuk ishin prezent në seancën e sotme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat