back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaGjykatat e Apelit bllokohen nga dosjet/ Mijëra qytetarë presin mbi dy vite...

Gjykatat e Apelit bllokohen nga dosjet/ Mijëra qytetarë presin mbi dy vite për drejtësi

Gjykatat e Apelit në vend po përballen me një stok të madh çështjesh të papërfunduara, duke lënë dhjetëra mijëra qytetarë në pritje për vite me radhë.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm janë 40.305 dosje në pritje, ku afro 79% kanë mbi dy vite që presin për zgjidhje.

Nga këto, 31.767 çështje u përkasin qytetarëve që kanë më shumë se dy vite në pritje, ndërsa vetëm 1,31% e dosjeve kanë një kohë pritjeje deri në dy muaj.

Situata nuk ndryshon ndjeshëm as në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku janë regjistruar 962 çështje të papërfunduara dhe mbi 80% e tyre presin përfundim prej më shumë se dy vitesh.

Edhe Gjykata Administrative e Apelit përballet me një stok prej 13.812 çështjesh, ku 56% e tyre kanë mbi dy vite që presin. Vetëm 1,8% e dosjeve gjykohen brenda 4–6 muajve.

Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, thekson se për të zgjidhur këtë problem, vendi ka nevojë për ndryshime ligjore.

“Është e domosdoshme ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, sepse ky Kod përcakton afatet, cilësinë e vendimmarrjes, mënyrën sesi merren dhe debatohen provat”, u shpreh Hoxha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat