back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaGjykim i shkurtuar për Dedan Gjonin dhe të tjerët/ Ndahet çështja për...

Gjykim i shkurtuar për Dedan Gjonin dhe të tjerët/ Ndahet çështja për Erzen Breçanin dhe Jonida Babameton

Gjykata e Posaçme pranoi gjykimin e shkurtuar për të pandehurit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Adrian Cenaj, Albert Prenga dhe Dedan Gjoni në këtë proces.

Çështja u nda për ish-zëvendës drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin dhe ish efektiven e policise, Jonida Babameto.

Të dy ata do të gjykohen me procedurë të zakonshme.

Gjithashtu gjykata shpalli moskompetencën duke dërguar dosjen në ngarkim të Breçanit dhe Babametos në Gjykatën e Tiranës.

Erzen Breçani, ish-funksionar i lartë i Policisë së Shtetit akuzohet për pastrim parash në bashkëpunim dhe përkrahje të krimit. Ai dyshohet se ka ndihmuar të akuzuarin si vrasës me pagesë Nuredin Dumani. Ndërkohë ish-oficeri Dedan Gjoni, akuzohet si anëtar i organizatës kriminale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat