back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Gjyqi për Nuredin Dumanin të zhvillohet me dyer të mbyllura”/ GJKKO pranon...

“Gjyqi për Nuredin Dumanin të zhvillohet me dyer të mbyllura”/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK

Këtë të martë, SPAK ka kërkuar që gjyqi ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, të zhvillohet me dyer të mbyllura. GJKKO e ka pranuar kërkesën e SPAK.

Pasi GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për proces me dyer të mbyllura, kanë shpërthyer avokatët e të pandehurve. Këta të fundit thanë se Dumani nuk thotë të vërtetën në rrëfimet e tij. Ata kërkojnë që gjyqet të mbahen me dyer të hapura, duke kërkuar kësisoj që mediat të bëjnë rolin e arbitrit.

Avokatët deklarojnë se mediat do luajnë rolin e arbitrit në proces. Kur GJKKO pranoi kërkesën e SPAK, të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre janë larguar nga salla. Dëshmia e Nuredin Dumanit do konsiderohet si kyçe për zbërthimin e një sërë ngjarjesh kriminale. Të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Pritet që gjyqi të vijojë javën e ardhshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat