Dosja penale e rëndësishme për ish-Presidentin Ilir Meta dhe ish gruan e tij, deputeten Monika Kryemadhi, kaloi në fazën e parë gjyqësore. GJKKO i caktoi gjyqtares Irena Gjoka seancën paraprake për dosjen e njohur si ‘Meta’, të cilën SPAK e dërgoi për gjykim në fund të muajit gusht.
Gjyqtarja Irena Gjoka nuk është e panjohur për dosje të mëdha. Ajo ishte gjyqtarja që shqyrtoi edhe dosjen e etiketuar “Partizani”, ku vendosi masa sigurie për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-deputetin Jamarbër Malltezi.
Seanca paraprake do të jetë hapi i parë në procesin gjyqësor që do të vendosë nëse do të shqyrthen në gjykim të plotë akuzat e rënda të prokurorisë kundër një figure të lartë të jetës politike shqiptare.
Dosja, e cila u mbyll nga SPAK më 28 korrik, është një nga më të medhat në historinë e prokurorisë antikorrupsion dhe përfshin tre hetime të mëdha të bashkuara në një:
Afërën CEZ-Shpërndarja e DIA-s
Skandalin e lobimit të LSI në SHBA
Hetimin pasuror të çiftit Meta-Kryemadhi.
Akuzat specifike kundër Ilir Metës
Prokuroria e akuzon Ilir Metn për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” në tre raste të ndara, dy prej tyre në bashkëpunim, për “Pastrim parash” në bashkëpunim dhe për “Mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurive”.
Monika Kryemadhi, akuzohet për të njëjtat vepra penale, duke përfshirë dy raste korrupsioni pasiv dhe pastrim parash në bashkëpunim, si dhe mosdeklarim të pasurive.
Të akuzuar të tjerë
Në dosje përfshihen edhe persona të tjerë si:
Pirro Xhixho, i akuzuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim.
Fatime Kryemadhi (e ëma e Monika Kryemadhit) dhe Ema Çoku, të akuzuara për pastrim parash.