back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSPAK e heton/ Avokatët e Xoxës akuzojnë portalet

SPAK e heton/ Avokatët e Xoxës akuzojnë portalet

Avokatët e Ajola Xoxës kanë reaguar ashpër pas disa publikimeve në portale që lidhen me një deklaratë të dhënë nga Abigeila Voshtina mbi një aktivitet të financuar nga shteti, duke i cilësuar lajmet si të pavërteta, të manipuluara dhe të nxjerra nga konteksti hetimor për të dëmtuar imazhin e klientes së tyre në një fazë të ndjeshme të hetimit.

Në një deklaratë publike, përfaqësuesit ligjorë të znj. Xoxa sqarojnë se as ajo dhe as ndonjë subjekt nën administrimin e saj nuk kanë përfituar fonde publike nga aktiviteti në fjalë, për të cilin është folur në deklaratën e Znj. Voshtina. “Nuk ekziston asnjë marrëdhënie financiare apo institucionale ndërmjet znj. Ajola Xoxa dhe ndonjë institucioni shtetëror sa i përket aktivitetit në fjalë. Zero fonde publike janë marrë”, – theksohet në reagim.

Avokatët theksojnë se përdorimi i deklaratave të pjesshme për të ndërtuar një narrativë të rreme në publik përpara përfundimit të hetimeve përbën një tentativë për të ndikuar opinionin dhe për të ndërtuar një “fajësi mediatike”. “Kjo strategji, që synon denigrimin, është dëshmi e qartë e dobësisë së akuzës”, – thuhet më tej në deklaratë.

Lidhur me fondet që përmenden në deklaratën e znj. Voshtina, përfaqësuesit ligjorë të znj. Xoxa sqarojnë se ato janë miratuar nga Këshilli i Ministrave për Ministrinë e Kulturës dhe më pas i janë kaluar për administrim Teatrit të Operas dhe Baletit, duke theksuar se Ajola Xoxa nuk ka pasur asnjë rol në këtë proces.

Në mbyllje, ata dënojnë përpjekjet për stigmatizim publik ndaj një personi nën hetim, duke e cilësuar si shkelje të rëndë të parimit të prezumimit të pafajësisë. “Gjysma e së vërtetës është gënjeshtra më e madhe”, – përmbyll deklarata.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat