back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Gjysmagjeli”/ Noka sulmon kolegun pas emërimit nga qeveria

“Gjysmagjeli”/ Noka sulmon kolegun pas emërimit nga qeveria

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas emërimit të ish-deputetit të PD-së, Dashnor Sula, në postin e kryeinspektorit të përgjithshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka komentoi largimin e Sulës nga Partia Demokratike dhe emërimin e tij nga qeveria, duke e lidhur këtë zhvillim me vendimet e kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

“Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figurë”, shkruan Noka në reagimin e tij.

Reagimi i Flamur Nokës vjen menjëherë pas vendimit të qeverisë për të emëruar Dashnor Sulën në një post të lartë shtetëror, zhvillim që ka ngjallur debate dhe reagime politike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat