Një denoncim i studentëve të akomoduar në godinën nr.9 në Qytetin Studenti ka mbërritur në redaksinë e portalit Studentët Denoncojnë në lidhje me lavamanët e prishur.
Studentët kanë dy ditë që kërkojnë ndihmë nga ana e punonjësve dhe institucionit Rezidenca Studentore Universitare nr.1 që varet nga Bashkia Tiranë por janë përballur me injorim nga ana e institucionit në fjalë.
Denoncimi:
“Mund të bëj një denoncim anonim ju lutem!
Bëhet fjalë për godinën 9 tek Qytet Studenti. Kam që dy ditë që kërkoj ndihmë nga mekanikët përkatës për të rregulluar këtë problemin dhe askush nuk vjen, dhe më duhet që vazhdimisht ta largoj ujin që del nga sipër lavamanit se nuk po vien kush ta rregulloj. I gjithë uji përhapet dhe poshtë dyshemesë.”